Shkurt
- Çfarë bëjmë: kontabilitetin e vazhdueshëm dhe llogaritjen e pagave në DATEV ose Lexware, si dhe mbledhjen dhe renditjen e faturave dhe dokumenteve.
- Kush është përgjegjës: Dijon Ramaj, kontabilist sipas § 6 Abs. 1 Nr. 1 StBerG.
- Çfarë nuk bëjmë: nuk japim këshilla tatimore dhe nuk bëjmë deklarata tatimore, deklarata të TVSH-së apo pasqyrat financiare vjetore. Këto i bën këshilltari tatimor bashkëpunues, i cili flet shqip.
- Për kë: të vetëpunësuar, biznese të vogla dhe familje në Stuttgart, Ludwigsburg, Bietigheim-Bissingen dhe rrethinë.
- Si: personalisht në zyrën tonë në Bad Cannstatt ose dixhitalisht, me telefon dhe e-mail.
Si ju ndihmojmë
Të gjitha shërbimet në shqip, pa pengesa gjuhësore.
Kontabiliteti dhe pagat
Regjistrojmë në kontabilitet veprimet e përditshme të biznesit tuaj dhe llogarisim pagat çdo muaj, në DATEV ose Lexware.
- Kontabiliteti i vazhdueshëm
- Llogaritja e pagave
- Edhe për minijobs
Fatura dhe dokumente
I mbledhim, i rendisim dhe i skanojmë faturat tuaja, që gjithçka të jetë e plotë.
- Mbledhja e faturave
- Skanimi dhe renditja
- Kontrolli nëse mungon diçka
Dokumente për deklaratën tatimore
Mbledhim dokumentet sipas listës së këshilltarit tatimor dhe ia dorëzojmë atij.
- Sipas listës së këshilltarit tatimor
- Kërkojmë dokumentet që mungojnë
- Dorëzim i plotë
Posta dhe afatet
Letrat nga institucionet i ruajmë me rregull, shënojmë afatet dhe ju kujtojmë me kohë.
- Renditja e postës
- Kalendari i afateve
- Kujtesë para afatit
Faturat për klientët tuaj
Përgatisim dhe dërgojmë faturat sipas udhëzimeve tuaja. Normën e TVSH-së e përcakton këshilltari tatimor ose ju vetë.
- Fatura sipas udhëzimeve tuaja
- Numra fature të njëpasnjëshëm
- Ndjekja e faturave të papaguara
Sekretari dhe rrjete sociale
Telefoni, e-maili, terminet dhe profili juaj në Instagram, në shqip dhe në gjermanisht.
- Korrespondenca
- Organizimi i termineve
- Rrjetet sociale
Rregull në zyrë
Dosje të rregullta dhe dokumente që i gjeni shpejt, në letër dhe dixhitalisht.
- Sistem dosjesh
- Arkiv dixhital
- Asgjë nuk hidhet pa pëlqimin tuaj
Kush bën çfarë?
Në Gjermani këshilla tatimore mund të japin vetëm këshilltarët tatimorë dhe persona të tjerë të autorizuar me ligj.
Këto i bën RA Management
- Kontabiliteti i vazhdueshëm dhe llogaritja e pagave
- Ju shpjegojmë në shqip si funksionon procesi
- Mbledhim dhe rendisim dokumentet
- Ia dorëzojmë të dhënat këshilltarit tatimor
- Mbajmë afatet nën kontroll
Këto i bën këshilltari tatimor bashkëpunues
- Deklaratat tatimore
- Deklaratat e TVSH-së
- Pasqyrat financiare vjetore
- Këshilla tatimore
RA Management nuk është këshilltar tatimor. Dijon Ramaj është kontabilist sipas nenit 6, paragrafi 1, pika 1 e Ligjit për Këshillimin Tatimor (§ 6 Abs. 1 Nr. 1 StBerG). Prandaj ne mbajmë kontabilitetin e vazhdueshëm, llogarisim pagat dhe përgatisim deklaratën e tatimit në paga (Lohnsteuer-Anmeldung). Deklaratat e TVSH-së, pasqyrat financiare vjetore dhe deklaratat tatimore i përgatit një këshilltar tatimor bashkëpunues, i cili ju jep edhe këshillat tatimore. Kontratën me të e lidhni ju vetë.
Në tre hapa
Pa letra të humbura, pa afate të harruara.
Takimi i parë
Flasim në shqip për situatën tuaj dhe për atë që mund të marrim përsipër. Takimi i parë është falas.
Dorëzimi i dokumenteve
Na i jepni dokumentet personalisht në Bad Cannstatt ose dixhitalisht. Atë që mungon e kërkojmë ne.
Këshilltari tatimor
Ia dorëzojmë dokumentet të plota këshilltarit tatimor. Pyetjet tatimore i sqaron ai drejtpërdrejt me ju.
Si të gjeni një këshilltar tatimor që flet shqip
Në Gjermani nuk ka një regjistër zyrtar ku mund të kërkoni këshilltarë tatimorë sipas gjuhës. Regjistri zyrtar i Dhomës Federale të Këshilltarëve Tatimorë (Steuerberaterverzeichnis) shërben për të kontrolluar nëse dikush është vërtet këshilltar tatimor, jo për të kërkuar sipas gjuhës.
- Pyesni drejtpërdrejt zyrat e këshilltarëve tatimorë nëse dikush në zyrë flet shqip.
- Kontrolloni në regjistrin zyrtar nëse personi është i regjistruar si këshilltar tatimor.
- Më e thjeshta: këshilltari tatimor me të cilin bashkëpunojmë flet shqip. Ju vëmë në kontakt me të në takimin e parë falas.
Stuttgart dhe rrethina
Zyra jonë është në Stuttgart-Bad Cannstatt, Hofener Straße 92. Punojmë për klientë në Stuttgart, Ludwigsburg, Bietigheim-Bissingen, Fellbach, Esslingen dhe në gjithë rajonin. Shumë gjëra mund t’i bëjmë edhe dixhitalisht.
Pyetje të shpeshta
A jeni këshilltar tatimor shqiptar?
Jo. RA Management nuk është këshilltar tatimor. Ne ju ndihmojmë në shqip me dokumentet, faturat dhe postën. Deklaratën tatimore e bën këshilltari tatimor bashkëpunues, i cili flet shqip dhe me të cilin lidhni ju vetë kontratë.
A flet shqip këshilltari tatimor?
Po. Këshilltari tatimor me të cilin bashkëpunojmë flet shqip. Këshillat tatimore i merrni drejtpërdrejt prej tij.
Sa kushton?
Varet nga sasia e punës. Pas takimit të parë falas merrni një ofertë. Për honorarin e këshilltarit tatimor merreni vesh drejtpërdrejt me të.
A mund t’ju shkruaj në shqip?
Po. Na shkruani përmes formularit të kontaktit më poshtë, në shqip ose në gjermanisht. Ne ju kontaktojmë.
A duhet të vij personalisht?
Jo. Dokumentet mund t’i dërgoni edhe dixhitalisht. Nëse preferoni takim personal, jeni të mirëpritur në zyrën tonë në Bad Cannstatt.
A punoni vetëm për biznese?
Jo. Ndihmojmë të vetëpunësuar, biznese të vogla dhe familje, për shembull me dokumentet për deklaratën tatimore.
Çfarë bëni me letrat nga zyra e tatimeve?
I skanojmë, ju themi në shqip nga kush është letra, shënojmë afatin dhe ia dërgojmë këshilltarit tatimor. Çfarë do të thotë letra nga ana tatimore dhe çfarë duhet bërë, jua shpjegon ai.